BERLIN, 21 janar /ATSH-DPA/ – Ferrari do të publikojë më 11 shkurt makinën e re për sezonin e ardhshëm të kampionatit Formula 1, në teatrin historik “Romolo Valli” në Reggio Emilia, deklaroi sot ekipi.
Ferrari theksoi se zgjodhi qytetin verior italian të Reggio Emilia-s, sepse 223 vjet më parë ai ishte qyteti ku lindi flamuri trengjyrësh dhe më vonë u adoptua si flamuri i Italisë së unifikuar.
Ekipi shtoi se teatri “Romolo Valli” është ambienti i përsosur për të publikuar makinën e tyre më të fundit. / /sara/























