PARIS, 17 janar /ATSH-AFP/ – Bursat europiane përfunduan javën me optimizëm shoqëruar nga euforia e Wall Street një ditë më parë si dhe nga disa tregues dhe rezultate pozitive të kompanive.
“Tregu është tashmë i kënaqur me fazën e parë të marrëveshjes tregtare mes SHBA-së dhe Kinës”, theksoi e Laurent Gaetani, menaxher në Degroof Petercam.
Pas 18 muajsh mosmarrëveshjesh, Kina dhe SHBA-ja nënshkruan etapën e parë të një marrëveshjeje tregtare shumë të pritur.
Në Kinë, prodhimi industrial është regjistrua në rritje muajt e kaluar me 6,9% në një vit në dhjetor, nga 6,2% në nëntor./ /ec/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























