Situata pas tërmetit/ Mbi 16 tonë ndihma humanitare nga komuniteti shqiptar i Selanikut në Greqi

TIRANË, 17 janar/ATSH/ Mbi 16 tonë ndihma humanitare të grumbulluara nga komuniteti shqiptar i Selanikut në Greqi janë nisur për në Shqipëri, në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lajmin e bëri të ditur sot ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

Komunitetet e diasporës shqiptare në mbarë botën kanë dhënë ndihmën e  tyre dhe kanë shprehur solidaritetin për fatkeqësinë natyrore që goditi vendin tonë më 26 nëntor.

Shoqata dhe individë të shumtë të diasporës shqiptare, jo vetëm nga vendet fqinje, por edhe nga Amerika, Kanadaja e deri në Australi, kanë mbledhur ndihma dhe të ardhura në mbështetje të njerëzve të prekur nga tërmeti, duke treguar kështu një solidaritet të rrallë ndaj vendit dhe bashkatdhetarëve të tyre.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.