UASHINGTON, 11 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mohoi të kishte folur për çështjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e SHBA në takimin e tij me Trump në Shtëpinë e Bardhë.
“Në realitet as që kemi folur për zgjedhjet”, deklaroi Lavrov në konferencën për shtyp, ndërsa Shtëpia e Bardhë kishte deklaruar se Trump kishte mohuar çdo përpjekje ruse për të ndërhyrë në zgjedhjet në SHBA.
Duke folur për ambasadën ruse, Lavrov shpjegoi se i kishte thënë presidentit Trump se sekretari i Shtetit, Mike Pompeo kishte ngritur çështjen në një konferencë për shtyp dhe se Moska ishte e gatshme të botonte një seri informacionesh të shkëmbyera midis Rusisë dhe SHBA midis viteve 2016 dhe 2017 për të çmontuar akuzat e bëra në media./ /os/ a.jor.























