MEKSIKO, 11 dhjetor /ATSH-AFP/ – Një tablo që shfaq Emiliano Zapatan nudo, me një trup femëror, me thembrat e ngritura dhe kapele rozë, i hipur mbi një kalë të eksituar është në qendër të një përplasjeje në Meksikë mes trashëgimtarëve të heroit revolucionar dhe krijuesit të veprës dhe komunitetit LGBT.
Me thirrjet që ajo të digjet, 100 manifestues u futën në Pallatin e Arteve të Bukura të Meksikës dhe kërcënuar se do t’i vënë zjarrin tablosë.
Ata theksojnë se kjo e fundit, titulluar “Revolucion”, prish kujtimin e fshatarit të shtetit të Morelos, konsideruar si figura kryesore e Revolucionit meksikan të vitit 1910.
Manifestuesit kanë qendruar për disa orë para muzeut duke thirrur slogane homofobe. Një përleshje e shoqëruar me fyerje ka ndodhur me një grup të vogël kundër manifestuesve të mbledhur në shesh. Dhe kritikët e tablosë janë betuar se do të mblidhen çdo ditë.
“Jam shumë i habitur nga ky manifestim i dhunshëm (…) Pse çfarë është femërore është një ofendim?”, reagoi autori i tablosë, Fabian Chairez, në Radio Formula.
Tabloja, që daton që prej vitit 2014, bën pjesë në ekspozitën “Emiliano. Zapata pas Zapatas”, organizuar për 100 vjetorin e vdekjes së drejtuesit revolucionar. Ai u vra në vitin 1919 nga trupat e presidentit, Porfirio Diaz.
Djali i Emiliano Zapatas, Jorge Zapata njoftoi se do ta çonte para drejtësisë piktorin./ /ec/ a.jor.























