Ballina Bota

SHBA – Gjashtë të vrarë pas një shkëmbimi zjarri

NJU XHERSI, 11 dhjetor /ATSH-DPA/ – Gjashtë persona përfshirë një oficer policie dhe dy të dyshuar si autorët e krimit, u vranë në Nju Xhersi, njoftuan autoritetet amerikane.

”Një polic u qëllua dhe u vra pranë një varreze”, theksoi shefi i policisë së qytetit, Michael Kelly gjatë një konference për shtyp, duke e identifikuar atë si detektivin veteran, Joseph Seals.

”Selas u vra ndërsa përpiqej të ndalonte kriminelët”, theksoi Kelly ndërsa ”dy të dyshuarit më pas u larguan drejt një supermarketi”.

Njësitë policore u sulmuan menjëherë nga një zjarr i fuqishëm me armë dhe shkëmbimet e zjarrit zgjatën katër orë.

”Tre civilë dhe dy të dyshuar u vranë në një zjarr zjarri brenda supermarketit”, sipas hetimeve paraprake./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMinisteriali i Mbrojtjes së nismës SHBA-Karta e Adriatikut, Xhaçka: Bashkë mund t’ia dalim të përballojmë çdo sfidë
Artikulli tjetërRama takon përfaqësues të unioneve shqiptare muslimane në Europë: Bashkëpunim konkret në funksion të Rindërtimit