NJU XHERSI, 11 dhjetor /ATSH-DPA/ – Gjashtë persona përfshirë një oficer policie dhe dy të dyshuar si autorët e krimit, u vranë në Nju Xhersi, njoftuan autoritetet amerikane.
”Një polic u qëllua dhe u vra pranë një varreze”, theksoi shefi i policisë së qytetit, Michael Kelly gjatë një konference për shtyp, duke e identifikuar atë si detektivin veteran, Joseph Seals.
”Selas u vra ndërsa përpiqej të ndalonte kriminelët”, theksoi Kelly ndërsa ”dy të dyshuarit më pas u larguan drejt një supermarketi”.
Njësitë policore u sulmuan menjëherë nga një zjarr i fuqishëm me armë dhe shkëmbimet e zjarrit zgjatën katër orë.
”Tre civilë dhe dy të dyshuar u vranë në një zjarr zjarri brenda supermarketit”, sipas hetimeve paraprake./ /os/ a.jor.
