Ballina Ekonomi

Investitorët më të mëdhenj turq në Forumin e përbashkët të Biznesit Shqipëri – Turqi

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, falenderoi ambasadorin turk në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, për ndihmën e pakursyer të qeverisë turke, pasi siç tha ajo, “ishin ekipet e shpëtimit të këtij vendi të parët që mbërritën pas tërmetit që tronditi vendin tonë më 26 nëntor”.

Gjatë një takimi miqësor në Tiranë me ambasadorin Yörük, Denaj, gjithashtu diskutoi mbi thellimin e bashkëpunimit për realizimin e të gjitha projekteve në fushën ekonomike, si një nga partnerët kyç jo vetëm tregtar, por që do të vijojë përgjatë vitit 2020 me intensitet të rritur.

“Në vijim të vitit do të zhvillojmë Komisionin e Përbashkët Ekonomik, ku do të finalizojmë marrëveshjet e përbashkëta për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona.
Në fillim të vitit 2020 do të mirëpres investitorët më të mëdhenj turq në Forumin e Përbashkët të Biznesit, Shqipëri-Turqi, ku pritet të ofrojmë mundësi të reja investimi fusha si turizmi, bujqësia dhe energjia”, – u shpreh ministrja Denaj.

e.xh/ 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ Durrësi ndez dritat e festave
Artikulli tjetërHAGË – 11 holandezë të arrestuar për trafik droge