TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Durrësi është një nga qytetet më të prekura nga tërmeti që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, por përtej tronditjes, dhimbjes dhe dëmeve që mbetën pas, qyteti po përpiqet të ringrihet.
Dekori i festave të fundvitit ka rikthyer pak nga shkëlqimi i qytetit bregdetar, i cili dalëngadalë po i kthehet përditshmërisë.
“Askush e asgjë nuk e zhbën dot atë që ndodhi në qytetin e bukur bregdetar, por bashkë mund ta kalojmë duke u ringritur dita-ditës me durim, kurajo e pse jo pak “magji” festash…”, tha deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza, ndërsa ndan foto nga qyteti bregdetar.
/m.m/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.






















