FRANCË – Le Maire: Propozimi amerikan për taksën dixhitale i papranueshëm

PARIS, 6 dhjetor /ATSH-AFP/- “Propozimi amerikan për një zgjidhje alternative për taksimin dixhital është i papranueshëm”, tha sot ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, duke i bërë thirrje SHBA-së, që kërcënon me sanksione doganore Parisin, të rifillojë me mirëbesim diskutimet në OECD.

Në një letër drejtuar Organizatës për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik (OECD) të enjten, sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin përsëriti mbështetjen e tij për negociatat në vazhdim, ne menyre që të arrihet një marrëveshje globale për taksimin e biznesit dixhital deri në qershor.

Por ai, gjithashtu, ka parashtruar një propozim të bazuar në “regjimin e portit të sigurtë”, (zgjidhje alternative).

Sipas një burimi të afërt me negociatat, termi fsheh parimin e alternativave, që i lejon shtetet të zgjedhin midis sistemit aktualisht në fuqi ose atij që do të arrihet në fund të debateve në OECD.

Këto negociata ndërkombëtare janë ndërlikuar për shkak të ngurtësimit të marrëdhënieve midis Parisit dhe Uashingtonit, për shkak të denoncimit që ky i fundit i ka bërë vendosjes në Francë të një takse kombëtare mbi gjigantët e dixhitalit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.