TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/- Kryetari i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Arben Ahmetaj deklaroi sot se brenda krishtlindjeve do të bëhet e mundur pastrimi i territorit të Durrësit, Thumanës, Lezhës apo zonave të tjera nga inertet.
“Qeveria përpos me përballimin e emergjencës ka nisur punën për rindërtimin dhe hapi i parë është pastrimi i zonave ku ka rrënoja që janë në të gjitha aspektet pengesë psikologjike e ambientale për qytetarët. Brenda krishtlindjeve do të të bëjmë pastrimin total të territorit nga inertet dhe memoria fizike e rrënojave të shkaktuara nga tragjedia e 26 nëntorit”, – deklaroi Ahmetaj.
Kreu i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit informoi se spostimi i të gjitha inerteve do të bëhet në Porto Romane.
Porto Romano, tha ai, është destinacioni i ri për t’u kthyer në një park pas përpunimit që do t’i bëhet gjatë vitit buxhetor 2020./a.gjonaj/ /a.g/






















