Ballina Aktualitet

Misioni për shpëtimin e të mbijetuarve vijon në rrënojat e vilës 4-katëshe

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ – Misioni për shpëtimin e të mbijetuarve të tërmetit vazhdojnë në vilën 4-katëshe në zonën e ish-kënetës në Durrës.

Forcat e huaja, kryesisht ato italiane, në bashkëpunim me forcat shqiptare janë duke punuar intensivisht misionet e kërkim–shpëtimit në zonë. Forcave të shpëtimit i janë bashkuar edhe mjekët e mbërritur mesditën e sotme nga Italia.

Ditën e djeshme, në këtë zonë u shpëtua një 17 vjeçar nga rrënojat e vilës i cili u transportua menjëherë për ndihmë në spital. /j.p/

 

Ekipe të huaja po ndihmojnë në kërkimin e rrënojave të vilës 6-katëshe në zonën e ish-Kënetës të Durrësit

Ekipe të huaja po ndihmojnë në kërkimin e rrënojave të vilës 4-katëshe në zonën e ish-Kënetës të Durrësit

Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Mittwoch, 27. November 2019

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Gjirokastër-Qytetarët ndihma ushqimore për familjet e prekura nga tërmeti
Artikulli tjetër28 jetë të humbura deri tani nga tërmeti/ Xhaçka: Rindërtim i shtëpive