Ballina Aktualitet

FOTO/ Gjirokastër-Qytetarët ndihma ushqimore për familjet e prekura nga tërmeti

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/- Qytetarët e Gjirokastrës, janë solidarizuar me familjet e  prekura nga tërmeti që goditi të martën vendin tonë dhe po vijojnë të sjellin ndihma ushqimore dhe veshmbathje për ta.

Bashkia Gjirokastër bën të ditur se, ndihmat po vijnë pa reshtur tek Pallati i Sportit të qytetit.

Kjo mbështetje tregon solidaritet dhe gatishmëri për t’ju gjendur pranë familjeve që janë prekur nga tërmeti.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKlosi: Asnjë familje e prekur nga tërmeti nuk do të mbetet vetëm dhe pa strehë
Artikulli tjetërMisioni për shpëtimin e të mbijetuarve vijon në rrënojat e vilës 4-katëshe