Ballina Flash

Gjykata Supreme refuzon ankesën e LVV për numërimin e 392 pakove nga diaspora

PRISHTINË, 27 nëntor/ATSH/ Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për numërimin e 392 pakove me fletëvotime të ardhura me vonesë nga diaspora në Komisionin Qendror Zgjedhor.

Në arsyetimin e saj, Gjykata Supreme sqaron se ankesa e partisë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit Lëvizja Vetëvendosje është e pabazuar dhe jashtë afateve, pasi sipas Supreme, është paraqitur pas publikimit të rezultateve të përgjithshme nga KQZ.

Kjo i hap rrugën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të certifikojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbërrijnë në Rinas mjekët italianë bashkë me pajiset mjekësore të specializuara për raste emergjencash
Artikulli tjetërFOTO/ Durrës vijon shpërndarja e ndihmave, Sako: Solidarë më shumë se kurrë