Ballina Aktualitet

Mbërrijnë në Rinas mjekët italianë bashkë me pajiset mjekësore të specializuara për raste emergjencash

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ – Italia vijon të dërgojë ndihma për Shqipërinë pas tërmetit të mëngjesit të djeshëm ku si pasojnë janë të konfirmuara 27 viktima.

Pas ekspertëve të operacioneve të kërkim-shpëtimit, Italia dërgoi në Shqipëri ekipin e mjekëve të specializuar të cilët do të japin ndihmën e tyre tek të mbijetuarit dhe të dëmtuarit e tërmetit.

Ata kanë mbërritur pak më parë në Rinas, bashkë me pajiset mjekësorë të specializuara për raste emergjencash.

Mjekët italianë janë nisur menjëherë drejt zonave të prekura nga tërmeti për të asistuar misionet e kërkim–shpëtimit. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMblidhet Komisioni i Mbrojtjes Civile të qarkut Tiranë, Spiropali: Situata nën kontroll
Artikulli tjetërGjykata Supreme refuzon ankesën e LVV për numërimin e 392 pakove nga diaspora