Ballina Aktualitet

Basha takon kryetaren e CDU: PD do të angazhohet për miratimin e Reformës Zgjedhore

TIRANË, 23 nëntor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim sot me kryetaren e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, njëherësh ministre e Mbrojtjes e Gjermanisë.

Basha thotë se me kryetaren e CDU, pati mundësinë të fliste mbi intensifikimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Lideri i opozitës i shprehu mirënjohjen CDU-së për mbështetjen ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE.

“Partia Demokratike do të angazhohet për të përmbushur të gjithë hapat e përcaktuar në vendimin e Bundestagut, duke nisur me miratimin e reformës zgjedhore që i hap rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, – thotë Basha.

Lideri i PD shprehet se “me ndihmën e CDU dhe kryetares Annegret Kramp Karrenbauer do të vëmë në jetë një plan strategjik kombëtar për investimet gjermane dhe të huaja me potencial të madh për zhvillim dhe për të hapur mijëra vende pune”. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Gjermania, mbështetje pa kushte për Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE
Artikulli tjetërShoqata më e re e studentëve të Mjekësisë, Manastirliu: Gjithçka në dobi të armatës së mjekëve të rinj