Ballina Bota

LIBI – “Ocean Viking” dhe “Open Arms” shpëtojnë rreth 300 migrantë

ROMË, 21 nëntor /ATSH-DPA/ Një numër prej 288 migrantësh janë shpëtuar gjatë 48 orëve të fundit, në veri të Libisë, nga dy anije që patrullojnë në detin Mesdhe.

Gjatë operacionit të fundit, organizata SOS Mediterranee, deklaroi se anija e saj “Ocean Viking”, shpëtoi 90 vetë nga një gomone e gjetur në ujërat ndërkombëtare, afërsisht 150 kilometra larg bregdetit libian.

“Të mbijetuarit raportojnë se gomonia u largua nga Al Khoms, Libi, të martën në mbrëmje”, deklaroi “SOS Mediterranee”, që së bashku me organizatën Mjekë pa Kufij (MSF), drejton “Ocean Viking”.

Ky shpëtim e çoi në 215 numrin e përgjithshëm të të shpëtuarve në bordin e “Ocean Viking”.

73 persona të tjerë u shpëtuan sot nga “Open Arms”, një organizatë joqeveritare spanjolle, që drejton një varkë me të njëjtin emër. / /sara/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKushtetuesja, Kumbaro: Shkelje të njëpasnjëshme nga presidenti
Artikulli tjetërMbështetje për Portin e Durrësit, Zingraf: Vlerësojmë klimën pozitive për biznesin gjerman