Ballina Flash

Vlorë, arrestohen dy persona për dhunë në familje 

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/- Në vijim të punës intensive për parandalimin e dhunës në familje, Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona.

Në një njoftim për shtyp policia bën të ditur se ka arrestuar B.M., 62 vjeç, i dënuar më parë për “Dhunë në familje” dhe  F.Ç., 68 vjeç, (ishte shpallur në kërkim)”.

Arrestimi i shteatsit B.M u bë pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se për motive të dobëta, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe me mjete të forta ndaj bashkëshortes së tij 60 vjeçare në banesën e tyre në lagjen “Isa Boletini” Vlorë.

Ndërsa F.Ç, u ndalua pasi ishte në kërkim pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 61 vjeçare dhe në mënyrë të përsëritur.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme./k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDurrës, bursa për nxënësit e arsimit parauniversitar e profesional
Artikulli tjetërProjektbuxheti 2020, transport falas për 30 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues