TIRANË, 16 nëntor/ATSH/- Bashkia e Durrësit vijon mbështetjen e saj për arsimin e fëmijëve, edhe në rastet kur familjet e tyre kanë vështirësi për të garantuar këtë të drejtë themelore për çdokënd.
Të gjithë nxënësit, të cilët ndjekin arsimin parauniversitar me kohë të plotë dhe arsimin e mesëm profesional në institucionet arsimore publike do përfitojnë bursë në përputhje me kuotat dhe kriteret e vendosura nga qeveria.
Lajmin e bën të ditur kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, e cila thekson se “do të jemi gjithnjë në krah të të rinjve përmes programeve të ndryshme”.
Dorëzimi i dokumentacionit nga komisionet e shkollave, sipas kriterit përfitues do të kryhet brenda 25 nëntor 2019.
/k.s/













