TIRANË, 11 nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/ Policia Bashkiake e Tiranës vijon të tregoj kujdes të shtuar ndaj nxënësve nëpër shkollat e kryeqytetit.
Bashkia e Tiranës, duke i uruar javë të mbarë nxënësve në shkollat fillore e 9-vjeçare të kryeqytetit thekson se punonjësit e Policisë Bashkiake janë të angazhuar në përkujdesje të veçantë ndaj nxënësve.
“Policia Bashkiake gjithmonë tregon kujdes dhe vëmendje të veçantë për mbarëvajtjen e nxënësve nëpër shkollat e qytetit. Javë të mbarë!”-, theksoi Policia Bashkiake e Tiranës./j.p/























