Ballina Bota

RUMANI – Presidencialet drejt balotazhit

BUKURESHT, 11 nëntor /ATSH-DPA/ – Zgjedhjet presidenciale në Rumani do të shkojnë në balotazh midis presidentit në detyrë dhe ish-kryeministres, sipas parashikimeve, pas raundit të parë të votimeve të zhvilluara të dielën.

Presidenti aktual, Klaus Iohannis dhe ish-kryeministrja, Viorica Dancila do të përballen në balotazh më 24 nëntor.

Sondazhet paszgjedhore kanë treguar se Iohannis 60 vjeç, ka fituar dukshëm shumicën e votave, me 38,2 %, por jo më shumë se gjysmën e tyre për të siguruar një fitore të plotë.

“Dancila, 55 vjeçe, e shkarkuar nga posti muajin e kaluar mes çështjeve të korrupsionit që shpërbënë Partinë e saj Social Demokratike (PSD), pritej të kishte një rënie deri në 22%.

Iohannis deklaroi se “rumunët nuk kanë votuar kurrë kundër PSD-së në mëyrë kaq gjithëpërfshirëse dhe të hapur”, duke e përshkruar atë si ”një hap të madh përpara”.

Ai gjithashtu u bëri thirrje votuesve që të marrin pjesë në raundin e dytë, për të larguar përfundimisht PSD-në./ /a.i/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ Polica Bashkiake, përkujdesje ndaj nxënësve në ditët e shkollës
Artikulli tjetërProjektbuxheti 2020/ Borxhi publik parashikohet të reduktohet në 62% të PBB-së