Ballina Bota

ITALI – Stuhi të forta godasin Siçilinë

ROMË, 26 tetor /ATSH-ANSA/ – Departamenti i Mbrojtjes Civile deklaroi situatë alarmante në Siçilinë Lindore  për shkak të stuhive të forta që kanë shkaktuar deri tani një viktimë dhe pezullimin e disa shërbimeve hekurudhore.

Në fillim të javës, Italia u godit nga një valë e motit ekstrem, që mori dy jetë dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme në veri të vendit.

Viktima, Giuseppe Cappello, 52 vjeç, punonte si oficer në policinë e burgjeve.

Zonat më të dëmtuara janë Pachino, Noto e Rosolini.

Autostrada 19 është mbyllur për mënjanimin e rrezikut të rrëshqitjeve të makinave./ /sara/ a.jor.

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Festa lokale “Skrapari n’gotë” mbledh qindra vizitorë, Klosi: Vijojmë promovimin e traditës, produkteve dhe atraksioneve
Artikulli tjetërProdukteve ushqimore të importit u mungon shpjegimi në gjuhën shqipe