Ballina Flash

Rita Ora rrëmben çmimin ‘Latin American Music Awards 2019’

TIRANË, 20 tetor /ATSH/ – Këngëtarja shqiptare Rita Ora vazhdon të korrë  sukses në arenën ndërkombëtare.

Ajo ka rrëmbyer çmimin  për videon më të mirë në “Latin American Music Awards 2019”  me këngën “R.I.P” në bashkëpunim me Sofia Reyes dhe Anit.

Vajzat e publikuan në mars të këtij viti këngën “R.I.P”, që numëron 134 milionë klikime në Instagram.

Në këtë kategori, Rita mposhti emra të njohur siç janë Maluma, Daddy Yankee, Camila, e të tjerë.

Në mbrëmjen e  “Latin American Music AWards 2019” ishte vetëm Sofia Reyes, e cila mori çmimin. Rita aktualisht ndodhet në Meksikë, ku po shkëlqen në koncerte. /a.a/j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTë qarët ka edhe përfitime shëndetësore
Artikulli tjetërANKARA – Turqia konfirmon tërheqjen e luftëtarëve kurdë nga një qytet sirian