Ballina Flash

Thaçi telefonatë me Ambasadorin Grenell: Trump, përkushtim për arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë

PRISHTINE, 4 tetor/ATSH/- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ambasadorin Richard Grenel të cilin dje Presidenti I SHBA-së, Donald Trump e ka emëruar të dërguar special për negociatat paqësore mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi ka mirëpritur emërimin e Ambasadorit Grenell si i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi si dhe rolin e shtuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces.

“Emërimi juaj shton konfidencën dhe besimin tonë në këtë proces dhe në mundësinë për të arritur një marrëveshje të paqes, përfundimtare, me Serbinë”, është shprehur presidenti Thaçi në këtë bisedë telefonike.

“Ky është konfirmim i përkushtimit personal të Presidentit Trump që të arrihet një marrëveshje e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë”, përfundoi presidenti Thaçi. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Policia e Kosovës me plan operacional për zgjedhjet e jashtëzakonshme
Artikulli tjetërPRAGË – Piratët e internetit: Bitcoins për të kapërcyer kufijtë e sistemit