BRUKSEL- BE: Do të shqyrtojmë me kujdes propozimet e Londrës

BRUKSEL, 2 tetor /ATSH-ANSA/ – Kryetari i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker do të zhvillojë një bisedë telefonike me kryeministrin britanik Boris Johnson, deklaroi zëdhënësja e Komisionit Europian, Mina Andreeva.

”Presim të marrim një tekst nga Londra dhe pasi ta shqyrtojmë atë me kujdes, atëherë do të kemi një debat konstruktiv”, shtoi ajo.

“BE dëshiron një marrëveshje me Londrën dhe një tërheqje e rregullt është opsioni i preferuar nga ne, krahasuar me një jo ‘deal”, përfundoi Andreeva.

Dy kufij për katër vite ishte propozimi i ri i kryeministrit britanik, Boris Johnson, për marrëveshjen me BE-në për çështjen kryesore, atë të Irlandës së Veriut.

Irlanda e Veriut do të dalë pas vitit 2021 si nga BE dhe nga bashkimi doganor, ashtu si pjesa tjetër e Britanisë së Madhe.

Por, do të mbetet e përafruar për katër vite në tregun e përbashkët vetëm për mallrat bujqësore dhe industriale, përveç ”shijimit”, në të njëjtën periudhë, të një përjashtimi nga Kodi Doganor Europian dhe TVSH Europiane.

”Daily Telegraph”, gazetë pranë kryeministrit konservator britanik, shpjegon se propozimi parashikon vendosjen e kontrolleve doganore midis Irlandës dhe Irlandës së Veriut jo në vijën kufitare, por të shpërndara në një distancë të paspecifikuar prej tij në të dyja anët e kufirit./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.