TIRANË, 23 shtator /ATSH/ – Kryetarja e bashkisë Durrës, Valbona Sako ka vijuar inspektimet në terren për të identifikuar dëmet e tërmetit në Njësitë Administrative.
Gjithashtu Sako ka vizituar dhe familjet të cilat janë akomoduar tek Kovaleshenca dhe i ka garantuar atyre që qyteti i Durrësit do ta kalojë dhe këtë situatë.
“Vazhdojmë inspektimet në terren për të regjistruar çdo rast të identifikuar tek Njësitë Administrative. Gjithashtu jemi takuar dhe me familjet që momentalisht po akomodohen tek Kovalishenca”, shprehet Sako.
Sako tha se, “do t’ju kërkoja durrsakëve të mi t’i qëndrojmë sa më pranë dhe të transmetojnë sa më shumë energji pozitive për familjet e prekura nga tërmeti. Durrësi do ta kalojë dhe këtë”. /a.a/j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























