Ballina Flash

Foto/ Pas reshjeve të dendura, normalizohet situata në Berat

TIRANË, 2 shtator/ATSH/ Reshjet e dendura të orëve të fundit e përballën bashkinë e Beratit me një situatë jo pak të lehtë, ç’ka kërkoi edhe angazhimin e punonjësve të institucionit për normalizimin e situatës.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo tha se ndërhyrja e shpejtë e punonjësve të terrenit normalizoi situatën duke minimizuar edhe pasojat e krijuara nga reshjet.

“Bëmë gjithçka mundëm për të minimizuar çdo pasojë të krijuar nga reshjet, pastruam dhe po vazhdojmë të pastrojmë çdo rrugicë e lagje, u siguruam bashkë me ekipin në evidentimin e zonave problematike, ku mund të shfaqen probleme në ditët në vijim, duke mobilizuar kapacitetet e Bashkisë për të evituar totalisht çdo situatë të pakëndshme. Angazhim e vullnet, dhe s’ka punë që nuk kryhet e rrezik që nuk shmanget”, – u shpreh Demo.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSopranoja Enkeleda Kamani debuton në “La Scala” me arien e Xhildës
Artikulli tjetërBRAZIL – Bie popullariteti i qeverisë për shkak të zjarreve në Amazonë