Ballina Flash

Sopranoja Enkeleda Kamani debuton në “La Scala” me arien e Xhildës

TIRANË, 2 shtator/ATSH/ Ministrja e Kulturës Elva Margariti inkurajon sopranon shqiptare Enkeleda Kamani, e cila do të debutojë në skenën madhështore të “La Scalas”, me arien e Xhildës nga opera “Rigoleto” të kompozitorit Giuseppe Verdi.

Ministrja shprehet: “E kush nuk ka lotuar me fatin tragjik të Xhildës, bijës së dashuruar të Rigoletos, lolos së Pallatit?! Një rol tronditës dhe i rëndësishëm në karrierën e një këngëtareje lirike.

Sopranoja shqiptare Enkeleda Kamani ngjitet me këtë rol, pikërisht në skenën madhështore të La Scalas, në krah të baritonit Leo Nucci, në datat 2, 5, 9, 13, 16, 20 shtator. Urime Enkeleda për arritjen dhe suksese!”

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇelja e negociatave, Cakaj në Helsinki: Mbështetje madhore për një vendim pozitiv në tetor
Artikulli tjetërFoto/ Pas reshjeve të dendura, normalizohet situata në Berat