Ballina Aktualitet

Çelja e negociatave, Cakaj në Helsinki: Mbështetje madhore për një vendim pozitiv në tetor

TIRANË, 2 shtator/ATSH/ Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në kuadër të pjesëmarrjes në takimin Gymnich në Helsinki, zhvilloi disa takime dypalëshe me kolegë të vendeve anëtare për të shtuar mbështetjen për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Cakaj tha se “ministrat e Jashtëm të Sllovenisë, Rumanisë, Çekisë, Kroacisë, Danimarkës dhe Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane të Portugalisë konfirmuan mbështetjen e tyre madhore për një vendim pozitiv në tetor”.

“Shqipëria mbetet e përkushtuar në punën e saj të pakursyer për të shndërruar vlerësimin pozitiv teknik të Komisionit në vullnet afirmativ të Këshillit”, tha Cakaj.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Boris Johnson do të kërkojë zgjedhje të parakohshme nëse pëson humbje në Parlament
Artikulli tjetërSopranoja Enkeleda Kamani debuton në “La Scala” me arien e Xhildës