Ballina Flash

FOTO/ Pushime dhe art, Teatri i Kukullave zbret në Vlorë

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ – Gjatë kësaj fundjave Teatri i Kukullave është pranë publikut të vogël në Vlorë, në shëtitoren e Lungomares.

Kinemaja verore e qytetit gjatë këtyre ditëve ka qenë e tejmbushur me fëmijë dhe prindër të cilët kanë shijuar shfaqjet e kukullave dhe personazhet e tyre të dashur.

Mbrëmjen e djeshme Teatri i Kukullave shfaqi me sukses pjesën “Zemra e liqenit” në shëtitoren Lungomare. Kjo shfaqje u ndoq nga një numër i madh fëmijësh dhe prindër. Gjithashtu të shumtë në këtë shfaqje ishin dhe fëmijë të huaj të cilët kanë zgjedhur bregdetin e Vlorës për pushimet verore.

Shfaqjet do vijojnë dhe sonte në mbrëmje për të argëtuar të vegjlit ku përveç pushimeve verore argëtohen përmes këtyre shfaqjeve me personazhet e tyre.

Pra pushuesitë e vegjël në Vlorë dhe prindërit e tyre gjatë kësaj fundjave do shijojnë pushimet verore përmes artit me personazhet e dashura për fëmijë. /a.a/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Do të anulojmë të gjitha politikat fiskale që janë me emër biznesi
Artikulli tjetër27 nxënësit e trajnuar nga “Stanford University”, Balluku: Shtojmë kapacitetet, projekti vazhdon