Ballina Bota

RUSI – Rritet me gjysmë milioni numri i të varfërve

MOSKË, 30 korrik /ATSH-ANSA/ – Rritet me gjysmë milioni brenda një viti numri i rusëve që jetojnë nën nivelin e varfërisë.

Vladimir Putin kishte premtuar se do të reduktojë mjerimin në vend, por nëse në vitin 2018 vetëm 13,8% e popullsisë, ose 20,4 milionë persona, jetonin në nivelin e varfërisë, kjo kuotë këtë vit u rrit në 14,3% të popullsisë, pra 20,9 milionë rusë.

Niveli i varfërisë vitin e kaluar ishte 10 038 rubla (158 dollarë) në muaj, këtë vit është 10 753 rubla (169 dollarë) në muaj. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProkurori i SPAK, Altin Dumani para Vetingut, vendimi më 31 korrik
Artikulli tjetërPelikani Kaçurrel në Prespë, mahniten turistët