Ballina Ekonomi

Stop informalitetit/ Denaj publikon një tjetër hotel të paregjistruar në organet tatimore

TIRANË, 19 korrik /ATSH/- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj publikoi sot një tjetër rast biznesi që operon në shkelje të ligjit tatimor.

“5 kate hotel me 40 dhoma i regjistruar në “Booking.com” që rezulton i paregjistruar në organet tatimore. Punojnë në të zezë, ditën për diell”, citon Denaj.

Ndërkohë që, institucionet e linjës kanë nisur zbatimin e planit për luftën kundër informalitetit duke inspektuar në terren bizneset.

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për shtimin e rasteve të bizneseve që nuk lëshojnë kuponin tatimor, ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj bashkë me institucionet e linjës kanë intensifikuar inspektimet në terren, ndërsa i bën thirrje për formalizim të biznesit, në emër të konkurrencës së ndershme, mbrojtjes së konsumatorit dhe shtetit. /e.xh/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Gjermania nderon komplotistët që u përpoqën të vrisnin Hitlerin
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Dy të tretat e austriakëve në favor të kthimit të… ujqërve!