Ballina Bota

BERLIN – Gjermania nderon komplotistët që u përpoqën të vrisnin Hitlerin

BERLIN, 19 korrik /ATSH-ANSA/ – Gjermania po përgatitet për të festuar 75-vjetorin e komplotit më të famshëm për të vrarë Adolf Hitlerin dhe për të nderuar ata që e kundërshtuan nazizmin.

Kancelarja Angela Merkel, nesër do të marrë pjesë në një ceremonie për betimin e 400 ushtarëve dhe më pas do të mbajë një fjalim për një ngjarje përkujtimore, atë të kolonelit Claus von Stauffenberg dhe shokëve të tij në komplotin ndaj Fyhrerit, ku gjetën edhe vdekjen.

Von Stauffembreg u përpoq të vriste Hitlerin me një bombë të fshehur në një çantë, më 20 korrik 1944./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Klosi: Lirojmë 20% të hapësirave të zaptuara nga privatët në plazhe
Artikulli tjetërStop informalitetit/ Denaj publikon një tjetër hotel të paregjistruar në organet tatimore