Ballina Bota

STUDIM – Zgjidhja ndaj ngrohjes klimatike, mbjellja e shumë pemëve

ZYRIH, 6 korrik /ATSH-AFP/ – Një ekip studiuesish ka përllogaritur se ka mjaftueshëm vend në Tokë për të mbjellë pemë në gjendje që të thithin dy të tretat e karbonit të pranishëm në atmosferë, një zgjidhje ndaj ngrohjes klimatike.

Studimi, i zhvilluar nga profesorët e universitetit “ETH Zurich” dhe i publikuar të enjten në revistën “Science”, vlerëson se 900 milionë hektarë pyje shtesë mund të mbillen në Tokë, duke iu shtuar 2,8 miliardë hektarëve që janë aktualisht.

Këto pyje shtesë do të kishin aftësinë të thithnin 205 gigatonë karbon, nga 300 gigatonë që janë shtuar në atmosferë që prej fundit të shekullit XIX dhe fillimit të epokës industriale.

Gjysma e zonave industriale që mund të pyllëzohen, sipas studimit, ndodhen në gjashtë vende: Rusi, SHBA, Kanada, Australi, Brazil dhe Kinë.  /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Erdogan bën thirrje të ndërpriten luftimet në Libi
Artikulli tjetërFOTOGRAFI – Canaj poeti i dramës së refugjatëve