Ballina Bota

TURQI – Erdogan bën thirrje të ndërpriten luftimet në Libi

ANKARA, 5 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kërkoi sot fundin e sulmeve nga ana e Khalifa Haftar, personi më i pushtetshëm në lindje të Libisë, gjatë një takimi me shefin e Qeverisë së Unionit Kombëtar (GNA) Fayez al Sarraj, sipas presidencës turke.

“Presidenti përsëriti sërish mbështetjen e tij ndaj qeverisë (të Fayez al-Sarraj) të njohur nga komuniteti ndërkombëtar dhe bëri thirrje që t’i jepet fund sulmeve të jashtëligjshme nga ana e forcave të Haftarit”, deklaroi presidenca në një komunikatë.

Erdogani kishte takuar Fayez al Sarraj, rivali i Haftarit, në Stamboll në fillim të ditës së sotme. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShalsi: Kryebashkiakët e opozitës të lirojnë zyrat, do të përballen me penalitete
Artikulli tjetërSTUDIM – Zgjidhja ndaj ngrohjes klimatike, mbjellja e shumë pemëve