Ballina Bota

ZVICËR – Lojërat Olimpike Dimërore 2026 do të zhvillohen në Milano

LOZANË, 24 qershor /ATSH-AFP/ – Lojërat Olimpike Dimërore 2026 iu dhanë kandidaturës italiane të Milanos dhe Kortina D’Ampeco, nga komiteti ndërkombëtar olimpik që ishte mbledhur sot në Lozanë.

Kandidatura italiane që parashikon kryesisht një ceremoni hapëse në Milano dhe garat e skive në Bormio për burrat dhe në Kortina D’Ampeco për gratë, u përzgjodh përballë asaj të Stokholmit dhe Ares.

Lojërat Olimpike Dimërore do të zhvillohen nga data 6 deri në 22 shkurt 2026. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDurrës, Sako: Super start sipërmarrjet në zonën e plazhit këtë fillim sezoni
Artikulli tjetërVeliaj: Fitoi demokracia, gjyqtarët e Saliut dhe Ilirit vendosën 5 me 0 që zgjedhjet të bëhen në 30 qershor