Ballina Aktualitet

Vishaj: Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shfuqizojë dekretin e Presidentit, ai vetë jo

TIRANË, 10 Qershor /ATSH/ – Saimir Vishaj, kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistëve thotë se, presidenti nuk mundet të shfuqizojë dekretin e tij dhe se këtë mund ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese.

“Kjo nuk është e shkruar në asnjë dispozitë të Kushtetutës ku janë kompetencat e presidentit. Presidenti mund të shfuqizojë ligje, por jo të shfuqizojë dekretin e tij. Dekretin e tij e shfuqizon vetëm Gjykata Kushtetuese”, – tha Vishaj në një intervistë për Report TV.

Edhe dekretin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve, Vishaj thotë se mund ta marrë në shqyrtim vetëm Gjykata Kushtetuese./a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBAGDAD – Zelanda e Re tërheq nga Iraku kontingjentin ushtarak mbështetës
Artikulli tjetërBashkia e Elbasanit, 3 milionë lekë për familjet e prekura nga tërmeti në Korçë