Ballina Bota

BAGDAD – Zelanda e Re tërheq nga Iraku kontingjentin ushtarak mbështetës

BAGDAD, 10 qershor /ATSH-AFP/ – Zelanda e Re do të nisë muajin e ardhshëm uljen e  kontingjentit ushtarak të dislokuar në Irak, me objektivin për të përfunduar pjesëmarrjen e tyre në vend në mesin e vitit 2020, njoftoi sot kryeministrja neozelandeze, Jacinda Ardern.

UellingtonI dërgoi në Irak këtë kontigjent ushtarak në 2015 për të trajnuar dhe mbështetur forcat irakiane, në atë kohë të angazhuara kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS).

Ardern specifikoi se kontingjenti i Zelandës së Re, aktualisht prej 95 forcash ushtarake, i cili po punon me australianët në bazën e TajiT, në veri të Bagdadit, e kishte përmbushur misionin e tij.

”Për sa i takon Irakut është koha për t’u kthyer”, deklaroi Ardern, e cila theksoi se 44 000 ushtarakë irakianë kishin përfituar nga misioni stërvitor në bazën e Tajit./ /v.b/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRritet obeziteti, Manastirliu: Plan kombëtar veprimi për mirëushqyerjen e fëmijëve
Artikulli tjetërVishaj: Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shfuqizojë dekretin e Presidentit, ai vetë jo