TIRANË, 10 Qershor /ATSH/ – Saimir Vishaj, kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistëve thotë se, presidenti nuk mundet të shfuqizojë dekretin e tij dhe se këtë mund ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese.
“Kjo nuk është e shkruar në asnjë dispozitë të Kushtetutës ku janë kompetencat e presidentit. Presidenti mund të shfuqizojë ligje, por jo të shfuqizojë dekretin e tij. Dekretin e tij e shfuqizon vetëm Gjykata Kushtetuese”, – tha Vishaj në një intervistë për Report TV.
Edhe dekretin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve, Vishaj thotë se mund ta marrë në shqyrtim vetëm Gjykata Kushtetuese./a.g/
