Ballina Bota

GJERMANI – Bosch gjobitet me 90 milionë euro në lidhje me “dieselgate”

BERLIN, 24 maj /ATSH-AA/ – Prokurorët gjermanë kanë gjobitur me 90 milionë euro kompaninë teknologjike e cila bën edhe prodhimin e pjesëve automobilistike “Robert Bosch GmbH” për rolin e saj në skandalin e motorëve diesel që preku “Volkswagen” në vitin 2015.

Prokurorët në Shtutgart thanë të mërkurën se “Bosch” është gjobitur nga shkaku i shkeljes së pakujdesshme të detyrimeve të mbikëqyrjes, duke shtuar se kompania ka vendosur të mos apelojë vendimin.

“Bosch” ka furnizuar miliona sisteme të kontrollit të motorëve, të cilët që nga fillimi i vitit 2008 janë instaluar në automjetet e prodhuesve të ndryshëm, softueri i të cilit, që sipas prokurorëve, përmban pjesë të strategjive të ndaluara, të cilat kanë mundësuar fshehjen e ndotjes së shkaktuar nga automjetet.

Skandali i motorëve diesel i ka kushtuar “Volkswagen” miliarda euro. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Kryeministri i ri britanik do të zgjidhet brenda qershorit
Artikulli tjetërProgres raporti i KE-së për Shqipërinë do të publikohet më 29 maj