Ballina Bota

BM – Kryeministri i ri britanik do të zgjidhet brenda qershorit

LONDËR, 24 maj /ATSH-ANSA/ – Britania e Madhe do të ketë një kryeministër të ri para se Parlamenti të fillojë pushimin veror, që sipas “Westminster” (qeveria britanike) është përcaktuar data 24 qershor.

Ky njoftim u dha nëpërmjet një deklarate të presidentit të Partisë Konservatore dhe pas një samiti të Komitetit 1922, organi ekzekutiv i grupit parlamentar, duke përcaktuar afatet për zgjedhjen e pasuesit të Theresa May në krye të partisë dhe për pasojë edhe si kryeministër.

May njoftoi sot se do të dorëhiqet më 7 qershor. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha në Burrel: Beteja jonë për t’i dhënë fund tranzicionit
Artikulli tjetërGJERMANI – Bosch gjobitet me 90 milionë euro në lidhje me “dieselgate”