Ballina Bota

UKRAINË – Zelensky merr zyrtarisht postin e presidentit

KIEV, 20 maj /ATSH-ANSA/ – Presidenti i sapozgjedhur i Ukrainës Vladimir Zelensky, u betua në parlamentin ukrainas, Rada, mes duartrokitjeve të deputetëve, pesë ish-presidentëve, anëtarëve të qeverisë, të ftuarve të huaj dhe klerikëve.

”Çdo qytetar i Ukrainës mund të bëhet president”, theksoi Vladimir Zelensky në fjalën e tij.

Zelensky përsëriti aspiratat e vendit për të qenë pjesë e Bashkimit Europian duke theksuar se Europa për Ukrainën nuk fillon në Bruksel, por në mendjet tona.

“Gjëja më e rëndësishme është t’i japë fund luftës në Donbass”, shtoi ai.

Zelensky pastaj tha se deputetët kanë dy muaj për të miratuar anulimin e imunitetit parlamentar, ligjin kundër korrupsionit si dhe emërimet presidenciale në kompetencë të tij.

“Nëse do të arrini t’i bëni këto, do të merrni medalje’’, iu drejtua ai deputetëve./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ “Rock the Castle”, kalaja e Krujës nën ritmet e muzikës rok dhe alternative
Artikulli tjetërAUSTRI – Kurz kërkon largimin e ministrit të Brendshëm