KIEV, 20 maj /ATSH-ANSA/ – Presidenti i sapozgjedhur i Ukrainës Vladimir Zelensky, u betua në parlamentin ukrainas, Rada, mes duartrokitjeve të deputetëve, pesë ish-presidentëve, anëtarëve të qeverisë, të ftuarve të huaj dhe klerikëve.
”Çdo qytetar i Ukrainës mund të bëhet president”, theksoi Vladimir Zelensky në fjalën e tij.
Zelensky përsëriti aspiratat e vendit për të qenë pjesë e Bashkimit Europian duke theksuar se Europa për Ukrainën nuk fillon në Bruksel, por në mendjet tona.
“Gjëja më e rëndësishme është t’i japë fund luftës në Donbass”, shtoi ai.
Zelensky pastaj tha se deputetët kanë dy muaj për të miratuar anulimin e imunitetit parlamentar, ligjin kundër korrupsionit si dhe emërimet presidenciale në kompetencë të tij.
“Nëse do të arrini t’i bëni këto, do të merrni medalje’’, iu drejtua ai deputetëve./ /os/ a.jor.
