Ballina Bota

GJERMANI – Merkel mbështet Ukrainën për integritetin territorial

HANOVER, 20 maj /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel u zotua se do të ndihmonte Ukrainën në rivendosjen e integritetit territorial, gjatë një vizite në një bazë të forcave të reagimit të NATO-s në Gjermaninë Veriore.

”Gjermania po punon me Francën në kontekstin e planit të paqes në Minsk’’, theksoi kancelarja duke vënë në dukje se presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky e kishte bërë të qartë gjatë fjalimit të tij të parë se përfundimi i konfliktit në lindje të vendit ishte një prioritet.

Gjermania dhe Franca që nga viti 2014 kanë kërkuar të ndërmjetësojnë në konflikt, në të cilin forcat separatiste po mbështeten nga Moska, por nuk kanë arritur të kenë sukses.

‘’Vendimi i Zelensky për të shpërndarë parlamentin dhe për të thirrur zgjedhje të parakohshme ishte i kuptueshëm, pasi zgjedhjet do të kishin qenë në tetor në çdo rast. Vendimi i presidentit për të kërkuar një mandat të ri për politikat e tij ishte logjik”, tha Ministria e Jashtme gjermane në një komunikatë./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Aplikacion për njohjen faciale të… pandave!
Artikulli tjetërLONDËR – Komisioni Zgjedhor monitoron burimin e financimeve të partisë ”Brexit”