LONDËR – Komisioni Zgjedhor monitoron burimin e financimeve të partisë ”Brexit”

LONDËR, 20 maj /ATSH-AFP/ – Komisioni Zgjedhor Britanik njoftoi sot se do të zhvendosej nesër në ambientet e partisë ”Brexit”, e drejtuar nga eurofobi Nigel Farage për të monitoruar financimin e fushatës së tij për zgjedhjet europiane.

‘’Ne do të jemi nesër të pranishëm në ambientet e partisë ‘Brexit’ për të shqyrtuar sistemet e ngritura prej tyre për mbledhjen e fondeve, veçanërisht të donacioneve me vlerë mbi 500 stërlina, që duhet të vijnë vetëm nga Britania e Madhe’’, deklaroi Komisioni Zgjedhor që kërkon të verifikojë nëse ka prova për shkelje të ligjit.

Një hetim i tillë u kërkua sot nga ish-kryeministri laburist, Gordon Brown.

Katër ditë nga zgjedhjet europiane në Britaninë e Madhe, partia ”Brexit” renditet në krye të sondazheve./ / v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.