Ballina Ekonomi

Durrës, 160 mijë udhëtarë dhe 296 mijë tonë mallra me tragete në katër muaj

TIRANË, 15 maj/ATSH/ – Gjatë katër muajve të parë të këtij viti tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim janë shfrytëzuar nga 160 mijë udhëtarë vendas dhe të
huaj.

Shifra është 1.481 udhëtarë më e lartë se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar – mësohet nga të dhënat e sektorit të Statistikave në APD.

Gjatë së njëjtës periudhë, tragetet kanë transportuar edhe 28.944 autovetura, si dhe 24.946 kamionë dhe trajlerë gjithsej.

Numri i udhëtarëve shqiptarë që kanë preferuar tragetet arrin në afro 108 mijë, ndërsa ai i të huajve në 39.259 udhëtarë gjithsej.

Tragetet kanë kryer 308 lundrime vajtje-ardhje, duke transportuar njëkohësisht afro 296 mijë tonë mallra me kamionë dhe trajlera. Shifrat janë më të larta se sa ato të periudhës janar-prill 2018./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 15.5.2019
Artikulli tjetërSHBA – Program kompensimi për të miturit e abuzuar nga priftërinjtë