UASHINGTON, 15 maj /ATSH-AFP/ – Gjashtë dioqeza në Kalifornisë, përfshirë atë të Los Anxhelesit njoftuan të martën krijimin e një programi kompensimi për të miturit, viktimë e abuzimeve seksuale nga anëtarët e klerit.
‘’Kjo iniciativë e re synon të ofrojë një mbështetje nga institucionet fetare dhe financiare çdo personi që është abuzuar seksualisht nga një prift i dioqezës në kohën që ka qenë të mitur’’, sqaron në një letër drejtuar priftërinjve të dioqezës së Los Anxheles, Jose Gomez.
Sipas tij, dioqeza ndërkohë i ka ofruar ndihmë dhe mbështetje viktimave të regjistruar në vite dhe do të vijojë me këtë nismë.
”Ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm se disa janë të rezervuar t’i drejtohen për ndihmë kishës. Ne shpresojmë që ky program i ri t’u japë këtyre personave një mundësi për të rimarrë veten dhe të shërohen nëpërmjet një programi të pavarur, që do të menaxhohet nga dy ndërmjetësues që administrojnë tashmë iniciativa të ngjashme kudo në SHBA, si në Nju Jork apo Pensilvani, vijon kryepeshkopi i Los Anxheles./ /v.b/ a.jor.























