Ballina Bota

MV – Mijëra vëzhgues edhe për balotazhin presidencial

SHKUP, 4 maj /ATSH-MIA/ – Balotazhin presidenciale në Maqedoninë e Veriut do ta ndjekin 3 381 vëzhgues vendas dhe 520 vëzhgues të huaj, përfshirë 289 përkthyes dhe 60 gazetarë të huaj të akredituar nga KSHZ-ja.

Nga vëzhguesit vendas, numrin më të madh e kanë MOST, Shoqata për Promovimin e Vlerave Humane dhe Integrimit Rinor, MAK-SONCE Shkup dhe Shoqata e Qytetarëve për Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe të Drejtat e Njeriut, AKSIOS 2017 Shkup.

Vëzhguesit e huaj më të shumtë janë nga misioni i OSBE/ODIHR-it, 195, pastaj nga Kongresi Botëror Maqedonas, Ambasada e SHBA-së, Delegacioni i BE-së dhe Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Vëzhgues kanë akredituar edhe disa ambasada të vendeve të huaja në Maqedoninë e Veriut si ambasada e Federatës Ruse, Francës, Britanisë së Madhe, Suedisë, Hungarisë, Italisë dhe Shqipërisë.

Në balotazhin presidencial marrin pjesë Stevo Pendarovski (socialdemokratët dhe partia shqiptare BDI), i cili në turin e parë të zgjedhjeve mori 42,85% të votave, dhe Gordana Siljanovska Davkova (VMRO-DPMNE), e cila mori 42,24% të tyre./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Një shishe shampanjë 130-vjeçare nën këmbët e një… ure!
Artikulli tjetërTEKNOLOGJI – ”Ericsson” laborator për inteligjencën artificiale