Ballina Bota

TEKNOLOGJI – ”Ericsson” laborator për inteligjencën artificiale

MONTREAL, 4 maj /ATSH-AFP/ – Gjiganti suedez në fushën e telekomunikacionit ”Ericsson”  njoftoi krijimin e një promotori botëror për inteligjencën artificiale, në Montreal, pikërisht në këtë zonë ku gjigantët e teknologjisë si Google, Facebook dhe Microsoft kanë investuar tashmë në fushën kërkimore për këtë lloj inteligjence.

”Ky laborator i specializuar do të zhvillojë sisteme inteligjente dhe do të fokusohet në të dhënat në fushën e telekomunikacionit, kryesisht rrjetet 5G”, sipas një komunikate të kompanisë, e cila parashikon rekrutimin e 30 shkencëtarëve dhe hulumtuesve në 2019.

Në total ”Ericsson” do të investojë 26,6 milionë euro për këtë projekt në pesë vite.

‘’Këta ekspertë do të punojnë për automatizimin dhe zhvillimin e rrjeteve 5G dhe atyre ekzistuese’’, sqaroi Graham Osborne, president i degës kanadeze të gjigantit suedez.

”Ericsson” zotëron ndërkohë një qendër kërkimore dhe zhvillimi me një mijë të punësuar në Montreal, së cilës do i bashkohet laboratori i ri.

Metropoli i Kebekut nuk i fsheh ambiciet për t’u shndërruar në qendrën më të madhe të kërkimit në fushën e inteligjencës artificiale./ /v.b/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMV – Mijëra vëzhgues edhe për balotazhin presidencial
Artikulli tjetërKaraburun, nxirren nga deti 12 predha artilerie dhe 1 bombë aviacioni