TIRANË, 29 Prill /ATSH/ -Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme përgjatë javës 15-21 prill i ka ofruar qytetarëve shqiptarë 12.510 shërbime legalizimesh.
Gjithashtu po gjatë kësaj jave, nëpërmjet Përfaqësive Diplomatike dhe Konsullore të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit janë ofruar për qytetarët shqiptarë 1750 shërbime konsullore online.
Në kuadër të shërbimeve konsullore online, ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka deklaruar se do të lançohet aplikacioni “Ambasada ime” që do të jetë në funksion të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit për komunikimin efikas me përfaqësitë diplomatike në vendet respektive, si dhe komunikimin e sinkronizuar të të gjithë ambasadave/konsullatave lidhur me vendimet, nismat dhe projektet e ministrisë.
Cakaj ka theksuar gjithashtu se, do të bëhet digjitalizimi i shërbimeve konsullore, ai i vulës apostile dhe procesi E-visa për të shqyrtuar vizat elektronike.
/gj.mima/j.p/























